Si të surprizojmë baballarët për ditëlindje: Brooklyn Beckham ka një ide fantastike! – AlpeGossip
Si të surprizojmë baballarët për ditëlindje: Brooklyn Beckham ka një ide fantastike!

Si të surprizojmë baballarët për ditëlindje: Brooklyn Beckham ka një ide fantastike!

Kur bëhet fjalë për ditëlindjen e prindërve tanë, zor se mund të gjejmë ndonjë dhuratë që mund t’i gëzojë po aq sa vetë prania jonë në festë. Ç’të bësh atëherë? Ndërro kartat, ashtu siç bëri Brooklyn Beckham në ditëlindjen e 43-të të babait: Le të jesh ti dhurata!

David Beckham festoi dje ditëlindjen, por siç duket edhe nga postimi i mami Victoria-s, Brooklyn nuk mund të ishte i pranishëm për të festuar me gjithë familjen…ose të paktën kështu dukej.

Teksa ishin duke ngrënë drekë me njerëz të afërt të familjes, papritur David-it, i cili nuk mund t’u besojë syve, i shfaqet i biri pas krahëve.

“Çfarë bën ti këtu?”, dëgjohet të pyesë dy herë David që dukshëm nuk mundi t’i mbante lotët.

 

Pra, në ditëlindjen e ardhshme të prindërve tuaj shpikni ndonjë “arsye madhore”, që ju detyron të mos jeni të pranishëm në festë. Pastaj papritur, atëherë kur nuk ia pret mendja njeriu, shfaqeni ju me ndonjë tufë lule ose dhuratë në dorë.