I AKUZUAR PËR 11 VRASJE/ Ekzekutohet në qeli “gangsteri” që frymëzoi Hollivudin (FOTO) – AlpeGossip
I AKUZUAR PËR 11 VRASJE/ Ekzekutohet në qeli “gangsteri” që frymëzoi Hollivudin (FOTO)

I AKUZUAR PËR 11 VRASJE/ Ekzekutohet në qeli “gangsteri” që frymëzoi Hollivudin (FOTO)

I njohur si ish “gangsteri i Bostonit”, James “Whitey” Bulger, është vrarë në një burg federal të SHBA-ve në Virxhinin Perëndimore, sipas mediave amerikane.

89-vjeçari rapoetohet se, u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e sigurisë maksimale, pak pasi u transferua atje nga një burg në Florida.

Bulger, i cili u dënua në vitin 2013 për 11 vrasje, frymëzoi disa filma bazuar në jetën e tij të errët.

Bulger u kap në Kaliforni në vitin 2011 pas një 16 vitesh në kërkim. Një milionë dollarë ishte shpërblimi i vendosur nga FBI për atë që jepte informacion për 89-vjeçarin, teksa ishte në qeli.

Ish-udhëheqësi i bandës së “Winter Hill” në Bostonin jugor, frymëzoi filmin “Black Mass” me Johnny Depp dhe “The Departed”, i cili fitoi çmimin “Academy Award” për imazhin më të mirë në vitin 2006.

Imazhi prej humanisti

James Bulger, i është afruar shumë njerëzve me ndihma humanitare, duke mos e ditur se kush ishte në të vërtetë. Për vite të tëra, imazhi i tij ishte ai prej të forti, por ai ishte gjithashtu i famshëm pasi u blinte shumë familjeve gjelin e detit për festën e falënderimit dhe ilaçe mjekësore në raste nevoje. Por më vonë reputacioni i tij prej bosi me fytyrë humane u rrënua kur filluan të zbuloheshin kufomat e viktimave të tij.