E NXORRËN BLLOF/ Luana dhe Kida i zbuluan Kiara Titos lidhjen me Butrintin (FOTO) – AlpeGossip
E NXORRËN BLLOF/ Luana dhe Kida i zbuluan Kiara Titos lidhjen me Butrintin (FOTO)

E NXORRËN BLLOF/ Luana dhe Kida i zbuluan Kiara Titos lidhjen me Butrintin (FOTO)

Katër të ftuarit e emisionit të Luana Vjollcës, ‘Shiko kush Luan’ ishin Kida, Rezart Veleshnja, Nard Ndoka dhe moderatorja e njohur Kiara Tito. Kjo e fundit është përfolur shumë për një lidhje me këngëtarin e shumë HIT-eve, Butrint Imeri.

Lidhje kjo që nuk është pohuar asnjëherë nga dyshja edhe pse shpesh herë janë kapur MAT në vende të ndryshme, qoftë kur janë parë së bashku apo detaje të ndryshme na kanë bërë me dije se janë bashkë.

Së fundmi në emision Luana duket se e nxorri pak zbuluar moderatoren për lidhjen me këngëtarin, kjo pasi teksa i tha: “Je dobësuar pak Kiara, ka ndonjë gjë që nuk shkon, ke bërë ndonjë vizitë andej nga Saranda, Butrintiii…”

Ndërkohë Kiara vazhdon të qeshë dhe të mos përgjigjet.

Por jo vetëm Luana e vendosi në “siklet”, pasi edhe Kida në një ndër lojërat e emisionit, ku duhet tëpërgjigjeshin në pyetje dhe nëse jo duhet të pinin një shots.

Kështu Kida i thotë Kiarës të pranojë një herë e mirë lidhjen me Butrintin, por ajo vendosi të pijë gotën e shots-it duke lënë publikun sërish në dyshime. Por Kida sërish ia kthen: Domethënë është e vërtetë? Epo Kiara tashmë heshtja jote na tregon shumë.