U ZGJUAT NGA GJUMI? Ja 8 ide brilante se çfarë të hani për mëngjes – AlpeGossip
U ZGJUAT NGA GJUMI? Ja 8 ide brilante se çfarë të hani për mëngjes

U ZGJUAT NGA GJUMI? Ja 8 ide brilante se çfarë të hani për mëngjes

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës suaj. Kështu që jo vetëm që nuk duhet ta anashkaloni, por edhe të ushqeheni në mënyrën e duhur. Mund të realizoni çdo ditë të javës një nga këto receta, për të mos u mërzitur me mëngjesin tuaj.

1.Kos i bërë vetë + tërshërë + fara lini + fruta pylli + 1 luge mjaltë dhe pak kanellë

Ky mëngjes është i përshtatshëm për të gjithë ata që duan të kontrollojnë peshën dhe metabolizmin e yndyrave dhe sheqerit në gjak.

2.Një copë kek me vaj ulliri + 1 gotë qumësht

Kjo zgjedhje shërben për të marrë kalori të shpejta, është mëngjes më i përshtatshëm për ata që duan të shtojnë në peshë si dhe për fëmijë me “naze”.

3.Bukë thekre + gjalpë kikiriku ose susami + qumësht + 1 mollë

Ky është një mëngjes i përshtatshëm për fëmijë dhe të rritur, i pasur në proteina, fibra dhe magnez.

4.Biskota me tërshërë + fara kungulli + fruta të thata + mjaltë dhe kanellë +1 gotë qumësht

Mëngjes ideal për fëmijë që kanë ngarkesë në shkollë.

5.Kos + avokado + kastravec + fara “chia” + kuinoa

Mëngjes i përshtatshëm për të marrë energji dhe vlera ushqyese në pak sasi ushqimi. Ideal për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni.

6.Dy feta buke thekre + 1 vezë të zier + domate + sallatë jeshile dhe salce me kos + gjize + avokado + koper

Mëngjes ideal për fëmijë dhe të rritur që merren me aktivitet fizik.

7.Lëng nga dy panxharë të shtrydhur + 1 selino + ½ qitro + pak xhenxhefil dhe 3 gjethe spinaq, të gjitha të shtrydhura me 1 kupë kos me bajame & fara lini

Mëngjes i përshtatshëm për ata që vuajnë nga hipertensioni.

8.Trahana me pak vaj ulliri dhe djathë dhie

Mëngjes i përshtatshëm për ata që preferojnë traditën.