Takimet online vitet e fundit duket se po praktikohen mjaft nga të rinjtë, të cilët zgjedhin aplikacione të ndryshme për të krijuar njohje të cilat më pas përfundojnë me takime reale.
Kështu i ka ndodhur edhe një vajze të re britanike, e cila pasi kishte njohur një djalë në “Tinder” kishte lënë një takim, por më pas nuk i kishte pëlqyer dhe i kishte shkruar një mesazh, duke i treguar me mirësjellje se nuk do të takoheshin më, pasi nuk kishin kimi.
“Mos u shqetëso. Nuk mendoj se kemi shumë kimi në të dy, ndaj nuk do të ketë një takim të radhës. Por ishte shumë këndshëm të të takoja dhe të uroj më të mirat!”, i shkruan vajza.
“Kështu mendoj edhe unë, gjithashtu ti nuk je tipi im, mendoj se nuk ishte një mbrëmje e këndshme, dhe unë pagova 8.30 paund për pijen tënde. Mendova se ti do të zgjidhje një nga pijet e zakonshme. Unë pagova 1. 75 paund për pijen time ndërsa për tënden 8.30. Kjo ishte e tepërt dhe nuk kisha pse të paguahja për ty. Të lutem mi kthe pas këto para. Po pres të më kthesh 8.30 paund. Faleminderit. Kodi
Këtë mesazh ajo fillimisht ua ka treguar familjarëve të saj të cilët qeshën, e më pas e ka shpërndarë në rrjetet sociale duke marrë mijëra pëlqim dhe komente. Duket se një ndër komentet më të shpeshta, ishte fakti që këto takime online kanë :gallatë” dhe se nuk duhen marrë edhe aq seriozisht.