E DINIT? Ja çfarë i bën toneri lëkurës dhe pse duhet shtuar në rutinën tuaj? – AlpeGossip
E DINIT? Ja çfarë i bën toneri lëkurës dhe pse duhet shtuar në rutinën tuaj?

E DINIT? Ja çfarë i bën toneri lëkurës dhe pse duhet shtuar në rutinën tuaj?

Vitet e fundit, kujdesi për lëkurën po merr vëmendjen që meriton, duke filluar që nga larësi, scrubi, serumi, hidratuesi e të tjera produkte sipas radhës së përcaktuar nga dermatologë (i gjeni edhe këtu).

Me shumë mundësi keni dëgjuar edhe për tonerin, i cili vazhdon të jetë ende një produkt jo shumë i përdorur. Toneri i fytyrës është një armë sekrete për kujdesin e lëkurës dhe vjen në një formë të lëngshme me bazë uji dhe me përbërës të tjerë qetësues për lëkurën si eukalipt, mente dhe aloe vera edhe pse shpesh mund të gjeni formula të ndryshme të krijuara posaçërisht për llojin e lëkurës tuaj.

Toneri largon çdo papastërti të fytyrës edhe ato që kanë ngecur në pore pasi keni larë fytyrën. Kur shtohet në rutinën e përditshme të kujdesit të lëkurës dhe përdoret rregullisht, mund të ketë ndikim të madh pozitiv në pamje dhe zvogëlimin e poreve (plakje më e ngadaltë). Toneri gjithashtu rikthen nivelin e pH të lëkurës suaj, e zbut atë dhe përmirëson tonin e lëkurës dhe nuk e irriton.

Sa i përket aplikimit, duhet të lagni një copë pambuku me toner dhe ta fshini lëkurën butësisht pas pastrimit çdo mëngjes dhe para se të shkoni në shtrat gjatë natës. Toneri përgatit lëkurën për ta thithur më mirë kremin tuaj hidratues dhe trajtimet e lëkurës me serumet që përdorni.

Toneri mund të shtohet në rutinën e të gjithëve, por nëse keni lëkurë të yndyrshme me tendencë akneike ose përdorni makeup në përditshmëri, duhet ta keni patjetër pjesë të produkteve. Nëse doni të keni një lëkurë me shkëlqim me pamje të shëndetshme, duhet ta konsideroni përdorimin e tonerit dhe do të shihni rezultate të mira shumë shpejt pasi është një produkt i domosdoshëm.