Nuk është nevoja ta themi edhe njëherë sa e pasur është Kylie Jenner dhe si ia plotëson vetes ç’do dëshirë që i shkon nëpër mend, sa hap e mbyll sytë.
Sot, 22-vjeçarja vendosi të na e heqë sërish trurin duke ndarë në llogarinë e saj në Instagram pamje të dollapit të saj të çantave.
Firma, forma, ngjyra e madhësi të ndryshme na morën mendjen, teksa çantat qëndrojnë të renditura me rregull, fiks si në një dyqan.
Duket se Kylie është e fiksuar pas tyre dhe madje do ta “mësojë keq” edhe të bijën!
Gjithashtu Stormi ka çantat e saj dhe Kylie zgjodhi njërën në veçanti për ta na e treguar, pasi është çanta e personalizuar “Louis Vuitton”, të cilën Khloe ia dhuroi të voglës për ditëlindje.
Nëse nuk u mjaftuat me kaq, hidhini një sy edhe dollapit gjigant të këpucëve që t’ju qajë zemra tamam.