TUNA DHE FATON SHOSHI BËHEN BASHKË/ Ish-e dashura dhe ish-menaxheri i Ledri Vulës – AlpeGossip
TUNA DHE FATON SHOSHI BËHEN BASHKË/ Ish-e dashura dhe ish-menaxheri i Ledri Vulës

TUNA DHE FATON SHOSHI BËHEN BASHKË/ Ish-e dashura dhe ish-menaxheri i Ledri Vulës

Kur vjen puna tek historitë e dashurisë, konflikteve, hatërmbetjeve – me pak fjalë – kur vjen puna tek telashet në përgjithësi, vështirë të mos gjesh ndër lajme emrin e Tunës. “Trouble – trouble” Tuna, këtë herë ka tërhequr vëmendje me një foto në veçanti.

Në të njejtën tryezë me Faton Shoshin, këngëtarja dhe menaxheri i njohur shihen teksa qeshin me njëri-tjetrin. Lidhja mes të dyve qendron tek historitë e shkuara me një nga emrat më të njohur të showbizit shqiptar, pikërisht me Ledri Vulën. Shumë vite më parë, Tuna shijoi romancën me Ledrin për një periudhë të shkurtër, megjithatë ndarja mes të dyve nuk ishte ndër më pozitivet e mundshme.

Disa kohë pas përfundimit të lidhjes, Tuna publikoi një video, ku shihej në një makinë me miqtë e saj, teksa në sfond dëgjohej “Sun rrin me neve” e Ledrit. “Menaxheri im mban repertorin më palidhje në makinën e tij”, theksoi Tuna në video, duke ‘shënjestruar’ kështu reperin. Ky i fundit, nga ana tjetër ishte nën menaxhimin e Faton Shoshit prej shumë vitesh, marrëdhënie kjo që u ndërpre pa ndonjë sqarim konkret nga ana e të dy palëve.

Tashmë, dy “ish”-at e Ledrit duket se janë bërë bashkë dhe pse jo, ndoshta Tuna do të bashkëpunojë me Fatonin që tani e tutje.