“NJË PAKO GJIGANDE MË KA ARDHUR NË…”/ Një person misterioz i bëri Arbanës një super dhuratë (FOTOT) – AlpeGossip
“NJË PAKO GJIGANDE MË KA ARDHUR NË…”/ Një person misterioz i bëri Arbanës një super dhuratë (FOTOT)

“NJË PAKO GJIGANDE MË KA ARDHUR NË…”/ Një person misterioz i bëri Arbanës një super dhuratë (FOTOT)

19 tetori ishte një ditë e bekuar për Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn, sepse ata u njohën me të voglin e tyre, Diell.

Moderatorja e njohur solli në jetë djalin e saj të dytë dhe sigurisht që nuk kishte ditë më të bukur se ajo për të dhe regjisorin.

Lajmin e bukur e dha vetë Eduarti duke pozuar me të voglin në krahë, ndërsa Arbana publikoi një foto të duarve të të katërve si familje e falenderoi të gjithë për urimet.

Këtë javë ata kanë qenë në qendër të vëmendjes, teksa ditën e diel Arbana postoi edhe fotot e para pas shtatzënisë në Instagram.

Ajo u shfaq me një fustan në zi e trëndafil në dorë, teksa vëmendjen e morën linjat e saj.

Dhuratat për Arbanën nuk kanë të sosur, por kjo e ditës së sotme i kaloi pritshmëritë. Nërmjet një fotoje në Instastory, moderatorja ka treguar se i ka shkuar në shtëpi një pako pa pusull.

Brenda saj ndodhen produkte bebash, teksa Arbana ka bërë thirrje që personi ‘misterioz’ që fshihet pas saj t’i shkruaj që ajo ta falenderojë.

Guys, më ka ardhur në shtëpi kjo pako gjigante plot me produkte për bebe por nuk ka as pusull, as dërgues, asgjë. Nëse dërguesi e sheh, të më shkruaj që të paktën t’i them faleminderit.

Një gjest shumë bujar, por edhe ne jemi shumë kuriozë për dërguesin.

Ndërkohë, ditën e djeshme, moderatorja ka ndarë në Instastory selfien e fundit të shtatzënisë. Ajo shihet e veshur me rroba të bardha, teksa ka qenë duke pritur për të shkuar në sallën e lindjes.

Një javë më parë, duke pritur të shkoja në sallën e lindjes. Selfie i fundit shtatzënë!

Po ashtu, ajo ka postuar edhe një foto nga takimi i parë i Jonit me Diellin, ku shihen dy duart e vëllezërve, duke na emocionuar të gjithëve.

Takimi i parë me vëllain e madh më të mirë në botë

Kujtime të tilla janë mjaft të veçanta e padyshim meritojnë të regjistrohen.

Pas lindjes së Diellit, Eduarti ka treguar se është një baba i përkushtuar, duke mos u ndarë fare nga i vogli. Pak ditë më parë ai surprizoi Arbanën, duke i dhuruar moderatores një varëse me emrat e dy djemve të saj, të cilën Arbana e ka dashuruar.

Ajo e ka vendosur varësen në qafë dhe ka ndarë një video ku sytë i shkëlqejnë nga lumturia, teksa na i ngrihu zemrat të gjithëve!