TOKSIMET NGA USHQIMET/ Ja si të shëroheni pa serume e spitale – AlpeGossip
TOKSIMET NGA USHQIMET/ Ja si të shëroheni pa serume e spitale

TOKSIMET NGA USHQIMET/ Ja si të shëroheni pa serume e spitale

Mund të ndodhë: Keni ngrënë diçka të kontaminuar me baktere dhe jeni toksikuar. Mos u panikosni dhe merrni masat e duhura, duke nisur nga një sërë medikamentesh natyrale e do ta shihni që shqetësimet do të zhduken. Toksikimi ndodh zakonisht kur konsumohen ushqime krudo, ose kur në një drekë në restorant cilësia e pjatave nuk ka qenë e mirë, por edhe në shtëpi, duke gabuar gjatë gatimit ose duke mos përdorur kohën apo temperaturën e duhur.

Duhet të keni parasysh se toksikimi ushqimor, për shkak të karakteristikave të tij, konsiderohet ndryshe nga mjekët një lloj ‘gripi ushqimor’. Dhe është diçka krejt e ndryshme nga helmimi ( kërpudhat, molusqet, konservat e prishura të mishit) dhe godet në formë më të rënda, sidomos tek personat shumë të rinj, të moshuar apo nga ata që vuajnë nga sëmundje kronike. Në të gjitha këto raste, duhet thirrur menjëherë mjeku, pa pritur rezultatet e medikamenteve natyrale të cilat rrezikojnë të mos funksionojnë.

Simptomat e para të intoksikimit ushqimor janë më të qarta dhe nuk lënë vend për dyshime: të përziera, të vjella dhe diarre. Gjithashtu ndjenjë dobësie dhe disa kriza stomaku. Janë simptoma që mund të vijnë në rritje, prandaj duhet të ndërhyni me këshillat tona.

Furnizohuni me lëngje. Duke nisur nga uji natyral, të cilin duhet ta pini ngadalë dhe me gllënjka të vogla për të mos rritur ndjesinë e të vjellave, ose tek një kub akulli për t’u mbajtur në gojë si një karamele. Bakteret irritojnë traktin intestinal dhe stimulojnë lirimin e shumë lëngjeve. Pini shumë lëngje, përndryshe do të dehidratoheni. Uji është lëngu më i mirë zëvendësues i ndjekur nga lëngje të tjera si lëngu i mollës, lëngu i mishit ose lëngu i perimeve. Edhe lëngjet e gazuara bëjnë mirë, nëse i lini të largohen flluskat. Flluskat do të irritonin stomakun më tej. Dhe Coca-Cola pa gaz, për arsye të paqarta ende, largon ndjesinë e të vjellave. Për t’u nxjerrë gazin pijeve të gazuara, mjafton t’i tundni para-mbrapa.

Provoni një coktail ‘anti-toksik’. Të vjellat dhe diarreja mund t’ju bëjjnë të humbisni elektrolite të rëndësishme si kaliumi, natriumi dhe glukoza. Ju mund t’i pini ato duke pirë solucione të gatshme për hidratim (si Gatorade). Ose provoni këtë recetë hidratuese: miksoni lëng frutash (për të zëvendësuar kaliumin) me gjysmë lugë çaji sheqer ose mjaltë (për glukozë) dhe një majë kripë (për klorurin e natriumit).

Mos shpenzoni kohë dhe para me antiacide. Antiacidet reduktojnë aciditetin e stomakut dhe dobësojnë mbrojtjen tuaj antibakteriale. Ndoshta bakteret shumëfishohen më mirë dhe më shpejt nëse merrni një antiacid që nuk ua ka përshkruar mjeku.