MJEKËT NGRENË ALARMIN/ Ja përse njerëzit vdesin nga gripi – AlpeGossip
MJEKËT NGRENË ALARMIN/ Ja përse njerëzit vdesin nga gripi

MJEKËT NGRENË ALARMIN/ Ja përse njerëzit vdesin nga gripi

Thuajse çdo ditë dëgjojmë histori të personave të rinj, të cilët ndërrojnë jetë nga gripi. Vitin e kaluar në Australi ndërruan jetë 745 persona dhe pasi ju bë autopsia u zbulua se shkaku ishte gripi. Jo më larg se para 3 ditësh edhe modelja e njohur Kim Porter, ndërroi jetë për këtë shkak. Por përse ndodh kjo? Në një analizë të publikuar nga “Women’s Health’, thuhet se ky është viti më problematik dhe kryesisht janë të prekura moshat e reja.
Gripi vjen në shumë variacione dhe tendenca mbizotëruese e këtij viti është “H3N2”. Ky grip përmban një bakter, i cili konsiderohet si më i keqi dhe qëllimi kryesor i tij është të dëmtojë qelizat e tjera duke çuar deri në pneumoni. Simptomat janë të njëjtat me ato të gripit normal dhe e vetmja gjë që këshillohet të bëhet është vizita tek mjeku. Vaksina kundër gripit këtë vit është më e këshillueshme se kurrë për t’u bërë.
“Ky vit ka qenë veçanërisht i ashpër në krahasim me sezonet e fundit dhe ne po shohim më shumë njerëz që kanë ardhur në departamentin e urgjencës dhe ne synojmë të shohim një normë më të lartë hospitalizimesh”,- shprehet një doktoreshë amerikane.
Çdokush mund të vdesë nga gripi, por më të prekur janë ata persona që nuk ushqehen mirë.
Mos e lini pas dore pasi rreziku është shumë i madh.