LEDRI VULA BABA? Arbana dhe Xhemi i bënë një urim prej së largu dhe na habitën – AlpeGossip
LEDRI VULA BABA? Arbana dhe Xhemi i bënë një urim prej së largu dhe na habitën

LEDRI VULA BABA? Arbana dhe Xhemi i bënë një urim prej së largu dhe na habitën

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu kanë dalë sonte për të shijuar disa momente jashtë shtëpisë dhe ambienteve të punës.

Dy shoqet e ngushta kanë publikuar dy video në Instastory ku shfaqen në makinën e Xhemit duke udhëtuar.

Vajzat janë duke dëgjuar këngën e Gashit me Ledri Vulën “That’s my girl”, kur në një moment Arbana pyet Xhemin:

“Se kuptoj çfarë halli ke?”

“Të urojmë Ledrin se do të bëhet baba”, ia kthen Xhemi.

Pas kësaj deklarate vajzat ia plasin së qeshurës dhe vijojnë të argëtohen teksa dëgjojnë këngën e reperit.

Arbana ngre dy gishtat lart si për ta përshëndetur Ledrin nëse rastis të shohë videon.

Dy ditë më parë, reperi shprehu dëshirën për t’u bërë me fëmijë vetëm për të parë sesi është ndjenja e të qenit prind.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “N’drrimi i natës”, Ledri tha se është i gatshëm të krijojë familje.

Ai shtoi se ka shokë që janë bërë me fëmijë dhe janë pikërisht ata që ia shtojnë dëshirën.

“Jam shumë i gatshëm të krijoj familje. Si mund mos të jem i gatshëm kur shoh shokët e mi me fëmijë, si pëllumba. Unë luaj me fëmijët e tyre si t’i kem të mitë. Kur i shoh rrethin shoqëror që janë bërë prindër, them edhe unë dua. Ata dalin me fëmijë kurse unë nuk mundem. Kush është bërë prind thotë që ajo ndjenjë ta ndryshon jetën. Dua ta di si është kjo ndjenjë që e keni përjetuar ju”, u shpreh Ledri.