PËR NË FUND TË VERËS/ Shihni TRENDET e duhura për grimin - AlpeGossip
PËR NË FUND TË VERËS/ Shihni TRENDET e duhura për grimin

PËR NË FUND TË VERËS/ Shihni TRENDET e duhura për grimin

Derisa ende jemi duke u kënaqur me ditët e ngrohta të verës mund t’i provoni disa nga këto dukje të cilat secila femër mundet t’i rikrijojë në vete. bëhet fjalë për grim që u rri mirë femrave me sy të errët, por edhe atyre me sy më të ndritshëm

DUKJA ‘SMOKEY’ E ARTË Kjo është një dukje e thjeshtë, për të cilën nuk ka nevojë për shumë hije. Në këndin e brendshëm të syrit, si dhe nën vetulla aplikoni theksues ose hije të ndritshme me shkëlqim. Përgjatë kapakut të epërm dhe tërë kapakut të poshtëm aplikoni hije të ndritshme të artë. Pas kësaj në këndin e jashtëm të syrit (në kapakun e epërm dhe në kapakun e poshtëm), si dhe në lakesën e kapakut tepërm aplikoni hije më të errët të artë. Në fund sipas dëshirës në linjën ujore të kapakut të poshtëm mund të aplikoni laps të bronztë për sy. Përfundojeni dukjen me maskarë të zezë.

KUSH THOTË SE NUK BËN E KALTRA? Kjo dukje e mrekullueshme fillohet laps të kaltër për sy. Aplikojeni në linjë prej mesit të kapakut të epërm dhe të poshtëm në formë të shkronjës së zgjatur horizontale V. Me brushë i zbutni linjat e shkronjës V/ Pastaj përmes saj në këndin e jashtëm të syrit dhe në gjysmën e jashtme të kapakut të epërm aplikoni hije me ngjyrë të errët të kaltër. Në këndin e brendshëm, në gjysmën e brendshme të të kapakëve të syrit si dhe nën vetulla aplikoni hije të ndritshme me shkëlqim. Të gjitha i përzini me brushë në mënyrë që kalimi i hijes dhe lapsit të jetë gradual. Me laps të kaltër për sy sërish në kapakun e epërm e tërhiqni një linjë përgjatë qerpikëve. I përzini ngjyrat mirë edhe në kapakun e poshtëm, e pas kësaj në linjën ujore aplikoni laps të bardhë për sy. Përfundoni me disa shtresa të maskarës së zezë.

NGJYRA ROZE DHE AJO E BRONZTË Në tërë kapakun e epërm së pari aplikoni hije të ndritshme të ngjyrës roze. Pas kësaj në këndin e jashtëm të syrit dhe përgjatë kapakut të poshtëm (në linjë të hollë) aplikoni një hije për një ose dy nuanca më të errët. Në vetë këndin e jashtëm të syrit qitni hije me nuancë të kuqe. Prej mesit të kapakut në drejtim të këndit të jashtëm aplikoni hije të bronztë-artë me shkëlqim dhe të gjitha i përzini mirë. Në këndin e brendshëm të syrit dhe nën vetulla aplikoni theksues (highlighter) ose hije të ndritshme me shkëlqim. Kapakun e epërm e theksoni edhe pak me një linjë të hollë të lapsit me ngjyrë të kafenjtë përgjatë linjës së qerpikëve. Në fund e aplikoni maskarën e zezë.

DY VERSIONE ME NGJYRËN E VJOLLCËS Dy dukje deri diku të ngjashme, por prapëseprapë të ndryshme, në të cilat përdoret hija me ngjyrë të vjollcës në kombinim me hije të ndritshme me shkëlqim. Në versionin e parë hijen me ngjyrë të vjollcës e aplikoni në kapakun e epërm, deri te lakesa e syrit, e vetëm mesin e lini të zbrazët në mes të kapakut të epërm aplikoni hije me shkëlqim me ngjyrë të pjeshkës. Parimin e njëjtë e zbatoni edhe në kapakun e poshtëm. Me tush të zi e tërhiqni një linjë të zgjatur e të lakuar përgjatë qerpikëve në kapakun e epërm. Përfundoni me maskarë të zezë. Në versionin e dytë në lakesën e kapakut të epërm aplikohet së pari hija me ngjyrë të pjeshkë, pas saj ajo me ngjyrë të vjollcës sipas parimit të njëjtë si në versionin e parë (në anët e jashtme ngjyra e vjollcës, në mes hija e ndritshme me shkëlqim). Përgjatë kapakut të poshtëm shkon vetëm hija me ngjyrë të vjollcës. Dukja përfundohet me maskarë të zezë.