GENT BEJKO TREGON SI DUKET JENNIFER LAWRENCE NË TË VËRTETË/ Ndërhyn Elia: E dëgjove Leka? – AlpeGossip
GENT BEJKO TREGON SI DUKET JENNIFER LAWRENCE NË TË VËRTETË/ Ndërhyn Elia: E dëgjove Leka?

GENT BEJKO TREGON SI DUKET JENNIFER LAWRENCE NË TË VËRTETË/ Ndërhyn Elia: E dëgjove Leka?

Aktori i njohur shqiptar, Gent Bejko ka patur fatin të luajë krah yjeve botërore si Jennifer Lawrence dhe Charlize Theron. I ftuar në “Soiree”, Genti ka treguar se Charlize është vërtet një femër shumë e bukur ndërsa Jennifer Lawrence del më e bukur në kamera sesa është në realitet.

“Ditën e xhirimeve jemi takuar në 7 të mëngjesit me Jennifer Lawrence dhe sa ishte ngritur nga gjumi ajo, ishte veshur në mënyrë sportive me tuta dhe pa grim. Ishte një trup i shkurtër. Por nëse e sheh nga ana tjetër, ajo është një tip që e do kamera shumë dhe kur thua për dikë që e do kamera shumë nënkupton që del më bukur se ç’je”, u shpreh Genti. Këtu ndërhyri Elia Zaharia dhe tha se Leka është fans i madh i Jenniferit. “E dëgjove Leka? E dëgjove që nuk është gjë? Se është super fans i Jennifer Lawrence”, tha Elia duke qeshur.