Gënjeu se vuan nga kanceri, kjo i ndodhi gruas që mori para nga miqtë e familja – AlpeGossip
Gënjeu se vuan nga kanceri, kjo i ndodhi gruas që mori para nga miqtë e familja

Gënjeu se vuan nga kanceri, kjo i ndodhi gruas që mori para nga miqtë e familja

Ajo pranoi një shumë të hollash nga familjarët dhe miqtë Një grua australiane, e cila mashtroi se është e sëmurë nga kanceri vetëm për të mbledhur para nga miqtë dhe familjarët është burgosur për tre muaj.
Hanna Dickenson, 24 vjeçare pranoi një shumë prej 42,000 dollarë pasi u tha prindërve se kishte nevojë për trajtim mjekësor jashtë shtetit. Prindërit e saj kishin marrë donacione nga miqtë e tyre

Ndërsa, një gjyqtar këto i quajti mashtrime “të neveritshme”. Dickenson ishte deklaruar fajtore në Gjykatën e Magjistraturës në Melburn për shtatë akuza për marrjen e pasurisë me mashtrim.

“Dëshira e njerëzve për të ndihmuar dhe besimin shoqëror është shkelur, këta janë njerëz që kanë punuar shumë dhe kanë hapur xhepat e tyre”, tha gjykatësi David Starvaggi.