Mijëra vetë në koncertin e Rita Orës, por kush ishte spektatorja e veçantë që e humbët dje? (FOTO) – AlpeGossip
Mijëra vetë në koncertin e Rita Orës, por kush ishte spektatorja e veçantë që e humbët dje? (FOTO)

Mijëra vetë në koncertin e Rita Orës, por kush ishte spektatorja e veçantë që e humbët dje? (FOTO)

Plot 250.000 vetë mbushën sheshin “Skënderbej” dje për të parë nga afër këngëtaren shqiptare Rita Ora. Të rinj e të reja po prisnin me padurim performancën e Ritës.

Dhe kur erdhi momenti që ajo të dilte në skenë, të gjithë ngritën duart lart me telefonat celularë për të filmuar këngëtaren shqiptare. Ndërkohë që këngëtarja performonte, një spektatore e veçantë kishte ardhur posaçërisht për ta ndjekur nga afër.

Edhe pse ndodhej shumë larg skenës, kjo gjyshe me shami të bardhë në kokë, ngrinte shikimin drejt skenës për të parë Ritën. “Iconstyle.al” ishte aty dhe shkëputi këtë foto të gjyshes që kishte marrë përsipër rrezikun për t’u futur drejt turmës së të rinjve vetëm për Ritën.

Megjithatë kjo gjyshe nuk ishte e vetmja e moshuar në koncertin e Ritës. Një tjetër e moshuar ishte në radhët e para të publikut duke ndjekur këngëtaren shqiptare. Epo Rita duhet të jetë shumë me fat që ka fansa të rinj e të moshuar.

Pak orë pas koncertit, përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja zbuloi edhe shifrën e të pranishmëve.

“Të gjithë ju 250.000 vetë që më patë sonte, faleminderit. Ju mund të ishit kudo në botë dhe ju ishit me mua! Secili që më ndihmuan ta realizojë këtë, kryetari Erion Veliaj dhe sponsorët. Kalova më së miri. Verona ti je e radhës!”, ka shkruar Rita në Instagram.