“MA MORI SHPIRTIN…”/ Klea Huta zbulon i u bë xheloze për Oriola Marashin: Kur e shoh te dera e studios së Elgitit – AlpeGossip
“MA MORI SHPIRTIN…”/ Klea Huta zbulon i u bë xheloze për Oriola Marashin: Kur e shoh te dera e studios së Elgitit

“MA MORI SHPIRTIN…”/ Klea Huta zbulon i u bë xheloze për Oriola Marashin: Kur e shoh te dera e studios së Elgitit

Klea Huta dhe Elgit Doda kanë zbuluar më herët se nuk janë shumë xhelozë në marrëdhënien e tyre, pasi që të dy e mirëkuptojnë punën e njëri-tjetrit.

Por në një intervistë të dhënë së fundmi, moderatorja e njohur ka thënë me shaka se “bashkëshorti i saj është shumë xheloz”. Dhe e dini kur ka qenë hera e fundit që Elgit është bërë xheloz?

“Është shumë xheloz, shumë fare. Nuk e di, aq xheloz është sa ma mori shpirtin. Se di nga i buron, nuk i jap asnjë shkak, asgjë. Shumë xheloz. Rasti i fundit që është bërë xheloz është para 18 vitesh (qesh)”, u shpreh Klea plot humor.

 “Ma mori shpirtin, është shumë...”/ Klea Huta

Ndërkohë gjatë një loje me moderatorin e “Roped with Olsi”, moderatorja duhej që t’i përgjigjej disa pyetjeve pikante, në të kundërt do thyente një vezë në kokë.

Mes tyre, ishte edhe pyetja se për cilën femër të showbiz-it është bërë xheloze në lidhje me Elgit Dodën.

 “Ma mori shpirtin, është shumë...”/ Klea Huta

“Ishte një rast, lë Egitin para punës dhe nis të largohem me makinë. Kur shoh nga pasqyra, ishte ora 11:30 e natës, dy burra dhe një femër, shumë të mirë. Më kishte thënë që do regjistronte në studio me Noizy-n. Vetëm kur shoh këtë femrën tek dera e studios. E pyeta: “Me Noizy-n e ke regjistrimin?”, mu përgjigj: “Shpirt, se kam idenë kush është!”. Mirë i thashë “shko mbaro regjistrimin”, se nuk i hy tek puna e tij”, tha ajo duke hezituar të tregojë emrin e vajzës.

E pasi thyen vezën në kokë, Klea zbulon identitetin e saj, duke thënë: “Ah moj Oriola Marashi ç’më bëre!”, dhe fillon të qeshë.