Blogerja Dea Mishel është një nga banoret e edicionit të dytë të shtëpisë më të famshme “Big Brother VIP 2”. Në klipin prezantues, Dea u shpreh se ishte shumë e emocionuar për këtë aventurë. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa tha se ishte pjesë e këtij rrugëtimi vetëm sepse është e bukur dhe sepse loja e saj e preferuar është të luajë me zemrat e njerëzve.
“Unë jam Dea Mishel. Jam 27 vjeç, kam studiuar për arkitekturë, por kam eksperimentuar pak me prezantimin, aktrimin, në disa fusha dhe tani jam e emocionuar për këtë rrugëtim të ri. Jam këtu vetëm sepse jam e bukur. Difekti im më i madh është që jam shumë shpesh me vonesë dhe e kam pak të vështirë të fal, kur më lëndon dikush që dua. Nuk do e ndryshoja kurrë mënyrën si jam për t’i pëlqyer dikujt tjetër. Loja ime e preferuar është ajo me zemrat e njerëzve“, tha Dea.
Banorët e tjerë që u bën pjesë janë edhe Olta Gixhari, Kiara Tito, Te Trifoni, Gent Haziri, Luiz Ejlli, Ronaldo Sharka, Armaldo Kllogjeri, Dea Mishel, Amos Zaharia, Arjana, Krist Aliaj, Zhaklina Gjolla, Herion Mustafaraj.