“SHKËLQEVE…”/ Pasi u shfaqën për herë të parë bashkë, Kledi Hysa nuk i kursen komplimentat për Evi Reçin – AlpeGossip
“SHKËLQEVE…”/ Pasi u shfaqën për herë të parë bashkë, Kledi Hysa nuk i kursen komplimentat për Evi Reçin

“SHKËLQEVE…”/ Pasi u shfaqën për herë të parë bashkë, Kledi Hysa nuk i kursen komplimentat për Evi Reçin

Ish- banori i “BBVIP” Kledi Hysa dhe këngëtarja Evi Reçi janë përfolur kohëve të fundit se mes tyre ka nisur një romancë dhe këtë duket se e vërtetuan mbrëmjen e djeshme.

Evi ka qenë e ftuar në “Netët e klipit shqiptar” ku ka rrëmbyer edhe një çmim, atë të “Klipit më të mirë qytetar”. Dhe çmimin ia dorëzoi pikërisht Kledi. Modeli jo vetëm që ka qenë në Ulqin me të por është ngjitur edhe në skenë për t’i dhënë kupën

Ai po ashtu e ka mbështetur të dashurën e përfolur edhe në rrjetet sociale ku ka publikuar video të sajat. Evi postoi një foto të sajën ku i ka falënderuar të gjithë dhe veçanërisht modelin i cili i dorëzoi çmimin.

“Cmimi per muziken qytetare! 🏆

Shume faleminderit per vleresimin nga Festivali @neteteklipitshqiptar ! 😍

Thanks @kledihysa qe me dorezove trofeun! 🥰🙏”- shkroi këngëtarja krahas fotos ndërsa Kledi e ka përgëzuar dhe komplimentuar Evin për paraqitjen e saj teksa u shpreh se ajo meritonte më shumë se aq.

“Mbrëmë shkëlqeve në skenë 🔥 edhe çmimin e meritoje madje dhe më shumë 🙌 #dontgiveup 💪”- komentoi modeli në foton e ‘partneres’.

Pas zërave për një lidhje mes tyre ata u shfaqën për herë të parë në publik, teksa ishin të ftuar në “Netët e klipit shqiptar.” Por, në nisje të eventit, Kledi erdhi i shoqëruar me këngëtaren Sheila Haxhiraj me të cilën zhvilloi edhe një mini-intervistë për “RTSH”.