Për 1001 arsye nënat po përdorin pelena rrobe për bebet e tyre – AlpeGossip
Për 1001 arsye nënat po përdorin pelena rrobe për bebet e tyre

Për 1001 arsye nënat po përdorin pelena rrobe për bebet e tyre

Përveç se janë më ekonomike pelenat prej rrobe, janë gjithashtu ekologjike dhe miqësore me lëkurën e bebeve. Këto janë vetëm disa nga arsyet që i kanë shtyrë nënat nëpër botë të heqin dorë nga pelenat 1 përdorimshe që blihen në supermarket për t’i rritur kështu fëmijët me “lecka”.

Pelenat e bebeve jo gjithmonë prodhohen me materiale ekologjike, ndaj në pjesën me të madhe të rasteve shkaktojnë ndotje të madhe të ambjentit. Për këtë arsye, kompani të huaja kanë zbatuar idenë gjeniale të prodhimit të pelenave 100% të pambukta për fëmijët.

Pelenat në fjalë janë shumë komode, nuk përmbajnë materiale të dëmshme dhe sigurisht që mund të lahen me 90 gradë për tu përdorur sërish. Ato vijnë në përmasa të ndryshme, që variojnë nga përmasat trupore të fëmijëve.

Shumë nëna angleze jashmë janë të bindura se pelenat prej rrobe janë zgjidhja më e mirë për të vegjlit e tyre, pasi janë më ekonomike dhe më miqësore me mjedisin.