ÇFARË KA QË NUK SHKON? Kartolina e Princ Harryt dhe Meghan Markle e fotoshopuar? – AlpeGossip
ÇFARË KA QË NUK SHKON? Kartolina e Princ Harryt dhe Meghan Markle e fotoshopuar?

ÇFARË KA QË NUK SHKON? Kartolina e Princ Harryt dhe Meghan Markle e fotoshopuar?

Sapo u publikua kartolina e Krishtlindjeve e çiftit mbretëror, Harry, Meghan dhe djalit të tyre Archie, filluan edhe spekulimet se te fotoja ka diçka që s’shkon. Fotoja e publikuar nga Daily Mail tregonte Princin Harry të paqartë në sfond, ndërsa fytyra e Meghan-it e qartë dhe e fokusuar, edhe pse të dy ishin në të njëjtën distancë nga Archie. Daily Mail shkroi se fytyra e Meghan-it është shtuar më vonë në foto.

Fotoja e publikuar nga Daily Mail

Daily Mail është një prej tabloidëve britanikë që prej kohësh sulmon dukeshën dhe ishte në listën e mediave për të cilat Princi Harry u shpreh se do t’i përndiqte penalisht. Menjëherë pas këtij artikulli, mikesha e Meghan-it, që është njëkohësisht edhe fotografja që realizoi këtë foto, reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Jam shumë krenare që kam realizuar këtë foto Krishtlindjesh për një prej mikeshave të mia më të mira dhe familjes së saj. Kjo është origjinalja që është publikuar… Për sa i përket The Mail, e shoh që fushata juaj kundër mikeshës sime vazhdon. Fotoshopim i bukur i fotos sime të pafotoshopuar. Tani mund t’i rikthehemi shpirtit të Krishtlindjeve dhe jo atij dashakeq”, -ka shkruar mikesha e dukeshës, Janina Gavankar.