NDARJET E BUJSHME/ Këta VIP-a i dhanë FUND lidhjes me njëri-tjetrin gjatë 2019 – AlpeGossip
NDARJET E BUJSHME/ Këta VIP-a i dhanë FUND lidhjes me njëri-tjetrin gjatë 2019

NDARJET E BUJSHME/ Këta VIP-a i dhanë FUND lidhjes me njëri-tjetrin gjatë 2019

Viti 2019 është drejt përfundimit dhe vlen të thuhet se përgjat kësaj kohe jo të gjithë çiftet VIP ia dolën të qendrojnë të lumtur me njëri-tjetrin. Të dashur ose dhe të martuar, shumë personazhe publik shqiptarë vendosën se rrugët e tyre nuk duhet të vazhdonin më të bashkuara drejt 2020.

Disa mbetën miq e disa të tjerë nuk dihet se ç’bëjnë me njëri-tjetrin. Mëposhtë ne kemi zgjedhur t’ju rendisim disa nga çiftet e famshme VIP që në 2019 vendosën ti japin fund marrëdhënis së tyre romantike.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Në gusht të 2019, Robert Berisha përmes një postimi në Instagram lajmëroi ndarjen e tij nga Nora Istrefi me të cilën gëzonte jë lidhje prej 13 vitesh dhe gjithashtu një vajzë të quajtur Rennee. Edhe pse të ndarë, dyshja vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë, pasi shpesh shihen teksa mbështesin njëri-tjetrin.

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari

Në fillim të këtij viti, Lori dhe Visi u ndanë dhe shkaku thuhet të jetë një femër tjetër ishte modele. Që nga ajo ditë çifti fshiu postimet në rrjetet sociale që kishin dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. Gjithashtu pas lajmeve në janar që dyshja i dha fund marrëdhënies, në prill qarkulluan fjalë se ata ishin lidhur prap, por kjo gjë nuk u vërtetua, duke i shtuar kështu dhe faktin se ata vazhduan mos ta ndiqnin njëri-tjetrin nëpër rrjetet sociale dhe fotot sëbashku mungojnë.

Mozzik dhe Loredana

Çifti i njohur i këngëtarëve i dha fund lidhjes së tyre në shtator të këtij viti dhe kjo gjë u bë e ditur nga vetë Loredana me anë të një postimi në Instagram. Ajo u shpreh: Për të gjithë fansat e mi! Siç të gjithë e keni vënë re nga postimet në rrjetet sociale unë dhe Mozzik nuk jemi më bashkë. Ne të dy vendosëm të bëjmë një pushim si në biznes sin ë jetën private. Kjo gjë për mua do të thotë ndryshim i madh si në anën profesionale ashu edhe atë private. Për shkak të ngjarjeve të fundit në jetën tonë private, Mozzik dhe unë kemi vendosur bashkë so të jemi vetëm në turneun e përbashkët “Bonnie and Clyde”. Aktualisht kemi nevojë për këtë distancë, mbase në të ardhmen gjejmë përsëri njëri-tjetrin. “Tani e në vazhdim jam një nënë beqare, gjë e cila më bën më të fortë”, shkruan ndër të tjerash Loredana në postimin e saj në gjuhën gjermane.

Ne ju kujtojmç se çifti janë prindër të një vogëlusheje që quhet Hana.

Stresi dhe Kejsi

Dyshja e famshme që bëri bujë ne fillimin e lidhjes së tyre i dhanë fund marrëdhënies këtë vit. Pas disa kohësh në një lidhje, çifti i famshëm papritur fshiu të gjtha fotot dhe nuk e ndoqën më njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Qarkulluan shumë fjalë që lidheshin me shkakun e ndarjes si tradhëtia nga ana e Stresit po çdo gjë u përgënjeshtura nga ana e reperit. Bukuroshja e konfirmoi ndarjen akoma më shum] kur në shtator të këtij viti aju nuk u pa duke mbajtur më unazën e martesës në gisht. Ndërkohë, në shumë intervista të ndryshme, reperi është shprehur se do të luftojë që të rikthehet me Kejsin.

Fero dhe Arbenita

Gjatë këtij viti një tjetër çift që vendosi ti jap fund marrëdhënis së tyre ishin Fero dhe Arbenita. Pasi u dukën të lumtur sëbashku për disa javë gjatë verës, papritur gjatë muajit gusht, çifti zhduku nga Instagrami të gjitha fotot që kishin me njëri-tjetrin dhe dyshja nuk u ndoqën më në rrjetet sociale. Madje ishte vetë Fero ai që e konfirmoi ndarjen dhe për më tepër pranoi se kishte qenë faji i tij. /AlpeGossip.al