“NGA JASHTË KAM QENË…”/ Meridiani zbulon çfarë i ka ngelur pishman nga BB VIP: Iliri i shkretë… – AlpeGossip
“NGA JASHTË KAM QENË…”/ Meridiani zbulon çfarë i ka ngelur pishman nga BB VIP: Iliri i shkretë…

“NGA JASHTË KAM QENË…”/ Meridiani zbulon çfarë i ka ngelur pishman nga BB VIP: Iliri i shkretë…

Meridian Ramçaj është banori më i fundit që ka lënë shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ai sot ka dhënë intervistën e parë pas daljes nga BB VIP, ku ka zbuluar gjënë që i ka mbetur pishman që nuk e ka bërë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Meridiani u shpreh se nga jashtë ka qenë suportues i Donaldit dhe në fillim kur ka hyrë në “Big Brother VIP”.

“I kam thënë ditën e 5 se nuk më kanë pëlqyer disa reagime. Kur u bë avokat i Semit dhe më pas Sarah. Mendimi im i parë kundër Donaldit ka qenë më 1 janar, dhe mu kthye direkt kundër. Nuk i afrohesha dot Ilirit. Iliri i shkretë nuk rri dot me njeri, shyqyr që ka dhinë tani. Larg qoftë vetëm ndonjë fatkeqësi natyrore e rrëzon Ilirin aty brenda”, tha Ramçaj.

Ky i fundit shtoi se i vetmi pishman që ka është se nuk kam qëndruar më shumë me Ilirin.

“Por mora shumë prej tij. Krenar që bëra një Big Brother VIP me Monikën dhe Arjolën, Ilirin. Më vjen keq që nuk kam qëndruar më shumë edhe me Valon Shehun”, u shpreh Meridiani.

Në kuadër të provës javore, shtëpia e Big Brother VIP do të shndërrohet në një fermë deri në spektaklin e së martës.