“Është 350 vjeçare e kanë ndërtuar turqit”/ Xhamia muze e Vokopolës drejt shkatërrimit (FOTO) – AlpeGossip
“Është 350 vjeçare e kanë ndërtuar turqit”/ Xhamia muze e Vokopolës drejt shkatërrimit (FOTO)

“Është 350 vjeçare e kanë ndërtuar turqit”/ Xhamia muze e Vokopolës drejt shkatërrimit (FOTO)

Xhamia e fshatit Vokopolë në bashkinë e Poliçanit edhe pse është një objekt muzeal po shkon drejt shkatërrimit. Mungesa e përkujdesjes ka bërë që ajo tashmë të kthehet në një gërmadhë e mbuluar nga ferrat dhe shkurret. Banor të papërgjegjshëm i kanë vjedhur edhe dyer e dritare, ndërsa kjo xhami tashmë është në mëshirë të fatit.

E ndërtuar mbi 350 vite më parë, xhamia në fshatin Vokopolë të Bashkisë së Poliçanit është një tjetër monument kulture i trashëguar që po shkon drejt shkatërrimit. Xhamia është në qendër të fshatit piktoresk po rruga është e mbuluar me ferra dhe është lën në harresë.

Me mure të fortë të ndërtuar me gur të bardhë dhe të lakuar, xhamia i ka rezistuar kohërave.

Xhamia e Vokopolës
Banorët e fshatit tregojnë se xhami e Vokopolës ka ndërruar disa herë destinacion. Në vitin 1949 atë sistemi i Enver Hoxhës e ktheu në shkollë e më pas edhe në magazinë.

Kjo ka qënë xhami. Është 350 vjeçare, e ka bërë turku. Në kohën e Enver Hoxhës u bë magazinë. Ndërsa sot ka mbetur kështu, pa dyer dhe pa dritare.

Banor
Por pas viteve 1990 xhamia u la në harresë, dritaret i janë vjedhur, në mure janë vizatuar gjëra nga më të ndryshmet dhe në shumë pjesë janë dëmtuar. Edhe pse është objekt muzeal, mungesa e përkujdesjes ka bërë që ajo të humb vlerat e saj.