“NUK DO TË NDODHË MË”/ Robert Berisha tregohet i sinqertë dhe kërkon publikisht falje – AlpeGossip
“NUK DO TË NDODHË MË”/ Robert Berisha tregohet i sinqertë dhe kërkon publikisht falje

“NUK DO TË NDODHË MË”/ Robert Berisha tregohet i sinqertë dhe kërkon publikisht falje

Mbrëmja e sotme e “Dance With Me” nuk ka qenë më e mira për Robert Berishën. Muzikanti nuk ka performuar mirë koreografinë e caktuar për këtë puntatë,m të 9-të,gjë e cila iu vu në dukje edhe nga anëtarët e jurisë së spektaklit.

Nisur nga kjo, vet Roberti është treguar i sinqertë përpara publikut duke pranuar se ai ka bërë vetëm dy ditë prova dhe për këtë ka kërkuar falje. “Kam bërë vetë dy ditë prova këtë javë për shkak të angazhimeve, koncerteve dhe udhëtimeve të mia. Kërkoj falje publikisht, kjo nuk do të ndodhë e as nuk do të përsëritet më”!- u shpreh këngëtari.

Sinqeriteti i Robertit është vlerësuar nga juria të cilët e kanë mirëkuptuar ndonëse i kanë kërkuar më shumë interpretim dhe përgshirje në kërcim duke qenë se e ndihmojnë së tepërmi edhe format trupore.