KORONAVIRUSI/ Në një bisedë me gjyshen Arjola Shehu i jep pak humor situatës në shtëpi – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Në një bisedë me gjyshen Arjola Shehu i jep pak humor situatës në shtëpi

KORONAVIRUSI/ Në një bisedë me gjyshen Arjola Shehu i jep pak humor situatës në shtëpi

Tashmë që numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri shkoi në 15, përfshirë edhe personin që humbi jetën ditën e djeshme në Durrës, popullit i është kërkuar të qëndrojë në shtëpi.

Vetëizolimi është mënyra më e mirë për t’i shpëtuar epidemisë, ndaj të gjithë kemi tashmë kohë të marrim kohën tonë e të qëndrojmë pranë personave të dashur.

Kështu ka bërë edhe moderatorja Arjola Shehu, e cila ka pirë sot kafen e mëngjesit me gjyshen në shtëpinë e saj.

Në një bisedë me të, moderatorja sjell me nota humori situatën e koronavirusit, e cila e ka mbyllur gjyshen në shtëpi.

“Kjo eshte Gjyshja ime, Borebardha ime 😂❤️ Na ka zene Koro-virusi, Sme lene te dal! 😂😂 #qendroneshtepi Kujdesi per te dashurit e tu, sidomos moshen e trete! Zoti na ruajt! 🙏🙏❤️❤️”- shkruan Arjola krahas videos së saj.