Edhe pse i FEJUAR këngëtari shqiptar tregon se nuk e lënë rehat FEMRAT: Ato duan mollën e... - AlpeGossip
Edhe pse i FEJUAR këngëtari shqiptar tregon se nuk e lënë rehat FEMRAT: Ato duan mollën e…

Edhe pse i FEJUAR këngëtari shqiptar tregon se nuk e lënë rehat FEMRAT: Ato duan mollën e…

Dy muaj më parë, këngëtari i njohur i hitit “Si dukem unë pa ty”, ndau me ndjekësit e tij në Instagram lajmin se ishte fejuar. Erik Lloshi publikon shpesh në profilin e tij foto me bjonden bukuroshe që i ka rrëmbyer zemrën.

Së fundmi, këngëtari ishte i ftuar në emisionin sportiv ‘Adrenalinë’, ku ka folur për veten e tij dhe ka treguar se si ka ndryshuar jeta e tij pas fejesës. Eriku pranon se edhe pse me një status tjetër, femrat vazhdojnë ta ngacmojnë:
“Zakonisht femrat kanë qejf atë mollën që është e kafshuar.”- tregon Eriku.

Gjithashtu, i pyetur për marrëdhënien e tij me jetën e natës, tani që është fejuar, Eriku rrëfen:
“Jeta e natës është e njëjtë, vetëm me ndryshimin që kam një status tjetër, nuk mund të merrem me vajza siç jam marrë më përpara, sepse unaza ka një përgjegjësi tjetër në gisht dhe ky është respekti ndaj asaj që ti ke pranë.”- është shprehur ai.