NUK E DHUNOI ISH BASHKËSHORTEN? Johnny Depp sërish në telashe (FOTO) – AlpeGossip
NUK E DHUNOI ISH BASHKËSHORTEN? Johnny Depp sërish në telashe (FOTO)

NUK E DHUNOI ISH BASHKËSHORTEN? Johnny Depp sërish në telashe (FOTO)

Ndërsa Johnny Depp po përpiqet që të pastrojë imazhin e tij nga akuzat e ish-bashkëshortes Amber Heard, të tjera prova dalin në dritë.

Amber e akuzoi aktorin e njohur se e kishte dhunuar fizikisht, ndërsa Depp ka paraqitur në gjykatë një dosje me fakte që vërtetojnë sipas tij se, ai nuk ka bërë asnjëherë një gjë të tillë.

Në dosje ai e cilëson ish-bashkëshorten si të pabesë dhe si personin e vetëm që shkatërroi martesën e tyre. Brenda 40 faqeve citohen dëshmi nga persona të ndryshëm që, tregojnë se historia është shpikur nga aktorja në mënyrë që të avanconte në karrierën dhe famën e saj.

Gjithashtu dëshmitarët thonë se, jo vetëm që historia ishte e shpikur, por ajo llogariti që sulmi të përkonte me publikimin e filmit që i dha Amber Heard-it rolin e saj të parë kryesor me një çmim shumë të lartë.

55-vjeçari Depp gjithashtu pretendon se aktorja po e tradhtonte me sipërmarrësin miliarder, Elon Musk, gjatë gjithë martesës së tyre.

Cifti u nda në vitin 2016, ndërsa gjyqet mes tyre vazhdojnë.