“MU SHKUL ZEMRA VENDIT”/ Flori rrëfen emocionet gjatë performancës së këngës “Plas” (VIDEO) – AlpeGossip
“MU SHKUL ZEMRA VENDIT”/ Flori rrëfen emocionet gjatë performancës së këngës “Plas” (VIDEO)

“MU SHKUL ZEMRA VENDIT”/ Flori rrëfen emocionet gjatë performancës së këngës “Plas” (VIDEO)

Plas” ishte kënga që këngëtari Flori Mumajesi prezantoi të dielën në festivalin “Kënga Magjike”. Një ditë pas performancës, Flori ka rrëfyer të gjitha emocionet që përjetoi dhe arriti të na drithërojë jo vetëm me këngën, por edhe me këtë video. Duke e cilësuar këngën si një burim nga shpirti shumë të sinqertë, kantautori rrëfen se gjatë performacës gati sa nuk i doli zemra vendit nga emocionet dhe ende i dridhet zëri.

“Sapo kthehem nga provat e “Këngës Magjike”. Përveç faktit që festivali vetë të ngarkon me emocione, edhe kënga vetë më jep shumë emocione. Gati m’u shkul zemra vendit, m’u prenë gjunjët, akoma më dridhet zëri. Gjithsesi, shpresoj t’ia dalim natën e dytë të festivalit kur të jemi aty. Me bekimin tuaj, natyrisht. Ju faleminderit të gjithë atyre që e pëlqeyn këngën, këtë burim nga shpirti shumë të sinqertë” – shprehet Flori gjatë videos.

Flori Mumajesi me këngën “Plas” do të performojë në natën e dytë të “Këngës Magjike” nga Pallati i Koncerte.

View this post on Instagram

🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on