Boll me manipulime! Shenjat që tregojnë se lidhjes tuaj duhet t'i jepni fund - AlpeGossip
Boll me manipulime! Shenjat që tregojnë se lidhjes tuaj duhet t’i jepni fund

Boll me manipulime! Shenjat që tregojnë se lidhjes tuaj duhet t’i jepni fund

Askush nuk do të dëshironte të ishte pjesë e një marrëdhënieje të keqe ndonëse shpeshherë e gjeni veten në situata të trazuara në çift. Mirëpo ekziston një dallim i madh mes përballimit të problemeve dhe qëndrimit në një lidhje toksike që nuk ka për të ndryshuar kurrë. Por si ta kuptoni që jeni në një lidhje të tillë:

A ziheni shpesh apo ulërini me njëri-tjetrin? Nuk ka çifte që pajtohen në çdo gjë, por nëse konfliktet tuaja janë tepër intensive dhe çojnë në fjalë apo veprime drastike, atëherë duhet të shqetësoheni. Gjithashtu nëse një ditë jeni mirë dhe një ditë tjetër në krizë, atëherë ndodheni në një marrëdhënie toksike.

Keni frikë të flisni me partnerin për gjërat e rëndësishme? Nëse jeni në mëdyshje t’i tregoni partnerit tuaj se çfarë mendoni në të vërtetë atëherë nuk po tregoheni vetvetja shkruan living.al. Kjo marrëdhënie nuk ju bën mirë dhe po ju tjetërson.

Ju duket sikur nuk po bëni asgjë mirë dhe ashtu si duhet? Nëse marrëdhënia juaj ju krijon ndjesinë që nuk keni bërë asgjë mirë, atëherë duhet ta mendoni seriozisht qëndrimin në atë lidhje.

A është partneri egoist edhe në shtrat? Nëse partneri mendon vetëm për kënaqësitë e tij gjatë marrëdhënieve intime dhe asnjëherë për atë që dëshironi ju apo ju trajton keq, është koha ti jepni duart.