PAS PUBLIKIMIT TË FOTOS/ Jori konfirmon lidhjen me reperin italian – AlpeGossip
PAS PUBLIKIMIT TË FOTOS/ Jori konfirmon lidhjen me reperin italian

PAS PUBLIKIMIT TË FOTOS/ Jori konfirmon lidhjen me reperin italian

Prej kohësh është aluduar se Jori Delli dhe reperi italian Federico Palana, i njohur me emrin e artit Fred de Palma janë në një romancë dhe më në fund lidhja është konfirmuar.

Jori ka ndarë një video në rrjetet sociale ku reperi duke kënduar shprehet se e dashura e tij është shqiptare. Modelja e ka shoqëruar videon me një emoji duke qeshur, flamurin shqiptar dhe një zemër të kuqe.

Jori konfirmon lidhjen me reperin italian

Pak ditë më parë reperi ka postuar disa foto në Instagram ku shihet duke puthur një vajzë. Kjo ka mjaftuar dhe të gjithë kanë komentuar emrin e Jorit për shkak të ngjashmërisë së madhe nga fiziku. Dhe mesa duket lajmet për një lidhje kanë qenë të vërteta