"SHTIRET SIKUR E DO MAC MILLER"/ Ariana Grande kundërpërgjigjet ashpër ndaj akuzave - AlpeGossip
“SHTIRET SIKUR E DO MAC MILLER”/ Ariana Grande kundërpërgjigjet ashpër ndaj akuzave

“SHTIRET SIKUR E DO MAC MILLER”/ Ariana Grande kundërpërgjigjet ashpër ndaj akuzave

Ariana Grande publikoi pak ditë më parë një foto të saj me Mac Miller ku shkruante sa shumë i mungon. Fansat nuk e kanë pritur aspak mirë këtë postim nga këngëtarja dhe kanë shkruar në ‘Twitter’ akuza të ndryshme për të.

Sipas tyre Ariana bën sikur i intereson Miller, por nuk ishte pranë tij në momentet e fundit.

Këto dhe të tjera akuza nuk i kanë shpëtuar këngëtares, e cila nuk ka duruar dot dhe ju është kthyer me një postim. “Kam lexuar shumë budalliqe vërdallë që po më bëjnë të vjell. Më frikëson shumë mënyra si mendojnë disa njerëz, për këtë arsye e urrej botën shumicën e kohës. Sa mirë do të ishte nëse do të ishin më të dashur dhe të sjellshëm me njëri-tjetrin. Ajo po që do të ishte e paparë”,-shkruante ajo në Twitter.

Kujtojmë se pas vdekjes së Mac Miller, fansat e akuzuan Arianën për vdekjen e tij dhe për këtë shkak këngëtarja kaloi një periudhë shumë të vështirë psikologjike, që çoi edhe në ndarjen nga Pete Davidson.