E DINIT? 2 mënyra të shpejta për të larë siç duhet sfungjerin e “make up-it” – AlpeGossip
E DINIT? 2 mënyra të shpejta për të larë siç duhet sfungjerin e “make up-it”

E DINIT? 2 mënyra të shpejta për të larë siç duhet sfungjerin e “make up-it”

ë lash sfungjerin e make up-it është gjëja më e besdisshme dhe më e domosdoshme në të njëjtën kohë; nëse s’do që bakteret të nisin një kapitull të ri në lëkurën tënde.

Nëse s’e keni bërë rregullisht, është koha tani! Për 5 minuta sfungjeri është akull dhe ju lyheni me ndërgjegje të pastër.

1. Opsioni i parë është sapuni!

Nëse sfungjeri është kaq i pistë sa nuk i duket më as ngjyra, keni vetëm një zgjidhje: sapunin. E zgjidhni nëse do ta lani me sapun të lëngshëm ose jo. Të dyja do të japin rezultat. Pasi të keni shtuar larësin, fërkojeni dhe masazhojeni mirë sfungjerin derisa të shihni që papastërtitë u zhdukën.

2. Mund ta lani edhe duke e futur në mikrovalë.

Nëse në vend të masazhimit apo fërkimit do të zgjidhnit pak rrezik; ju prezantojmë me metodën e mikrovalës. Si ta bëni këtë? Ndiqni hapat më poshtë.

1. Përgatisni një miks uji me shkumë.

Hidhni në një enë ujë dhe pak sapun të lëngshëm. Vetëm sigurohuni që ka mjaftueshëm sasi sa për ta mbuluar gjithë sfungjerin.

2. Lageni sfungjerin

Para se ta fusni në enë lageni pak me ujë

3. Futeni brenda!

Lëreni për një minutë në mikrovalë. Uji i shkumuar do të bashkohet me mbetjet e make up-it ndërsa sfungjeri do të duket sikur ta kishit blerë sot.

4. Pasi ta nxirrni, lëreni pak ujin të ftohet, merrni sfungjerin dhe shplajeni me ujë të rrjedhshëm. Pastaj lëreni diku për ta tharë.