ARRESTIMI I ELSA LILËS/ Reagon Rezarta Shkurt: E kam dashur që kur isha fëmijë – AlpeGossip
ARRESTIMI I ELSA LILËS/ Reagon Rezarta Shkurt: E kam dashur që kur isha fëmijë

ARRESTIMI I ELSA LILËS/ Reagon Rezarta Shkurt: E kam dashur që kur isha fëmijë

Ditën e djeshme bëri bujë lajmi i arrestimit të këngëtares së njohur, Elsa Lila, në Itali. Ajo ra në prangat e policisë italiane pasi ishte si pjesë e një rrjeti të trafikimit të drogës.

Sipas medieve italiane, Lila ishte ajo që mbante “kutinë e babagjyshit”, duke nënkuptuar këtu arkën me para që fitohej nga rrjeti.

Lidhur me arrestimin e saj të bujshëm kanë reaguar disa kolegë të këngëtares, mes tyre është Rezarta Shkurta. Kjo e fundit ka postuar disa “Instastory” ku shfaqen videot e Elsa Lilës teksa këndon.

Rezarta mbështet Lilën dhe shprehet se e ka dashur që kur ishte fëmijë.

Arrestimi i Elsa Lilës në Itali, reagon këngëtarja e njohur:

“Unë Elsën e kam dashur që kur isha fëmijë dhe do e dua përjetësisht. Le ta nisim me pak art të vërtet, që një artiste e madhe e sjell lehtë. Pa temenara, vetëm me zërin e shpirtit”, shkruan ajo krah videos së Lilës duke performuar në skenë.

Arrestimi i Elsa Lilës në Itali, reagon këngëtarja e njohur: