IMITUAN PERFEKT POLITIKANËT/ Aktorët që hynë në ROL më shumë nga ç’duhej! – AlpeGossip
IMITUAN PERFEKT POLITIKANËT/ Aktorët që hynë në ROL më shumë nga ç’duhej!

IMITUAN PERFEKT POLITIKANËT/ Aktorët që hynë në ROL më shumë nga ç’duhej!

Kohët e fundit, teksa emisionet e humorit shtohen me risi, një rubrikë është e njejtë dhe nuk mungon kurrë.: Ajo e imitimit të politikanëve.

Duke nisur nga ”Portokalli” dhe ”Al Pazar”, këtyre spektkaleve humori nuk i ka munguar kurrë rubrika e imitimit të politikanëve, ndërsa ”Klanifornia” e cila sapo ka nisur duket se gjithashtu i kushton një vëmendje të veçantë kësaj rubrike.

Patjetër që ka një arsye pse emisionet e humorit e shfrytëzojnë mirë këtë skeç. Prej vitesh tashmë është kuptuar që imitimi i njerëzve që përfaqësojnë shtetin ka një impakt pozitiv tek publiku. Konsiderohet si një nga rubrikat që shkakton më shumë të qeshura dhe është e qartë që spektaklet do të përfitojnë nga kjo pjesë.

Më poshtë ne do t’ju sjellim në memorie disa nga politikanët të cilët nuk i kanë shpëtuar syrit të spektakleve të humorit dhe gjithashtu aktorët të cilët i imitojnë.

Ajo që vlen të permendet është se shpeshherë, aktorët kanë qenë aq të përsosur në imitim, sa kanë “tejkaluar” edhe veten e tyre.
/AlpeGossip.al

Delinda Disha- Grida Duma

Florjan Binaj- Edi Rama

Rezart Veleshnja- Sali Berisha

Marin Orhanasi- Lulzim Basha

Agron Llakaj- Sali Berisha

Rudina Dembacaj- Jozefina Topalli

Julian Deda- Gent Cakaj

Lisa Kujofsa- Monika Kryemadhi