MEZI E KEMI PRITUR/ Ja kur nis reality show i ri me VIP-a nga Roza Lati (FOTO) - AlpeGossip
MEZI E KEMI PRITUR/ Ja kur nis reality show i ri me VIP-a nga Roza Lati (FOTO)

MEZI E KEMI PRITUR/ Ja kur nis reality show i ri me VIP-a nga Roza Lati (FOTO)

Prej disa kohësh, moderatorja e njohur Roza Lati ka zbuluar se këtë verë do të vijë me një emision të ri që do të quhet “Bukë me vete”. Ky emision do të jetë veror dhe do të tregojë pushimet e personazheve VIP,  të cilët gjithashtu do të bëhen pjesë e lojërave të ndryshme.

“Është një reality show që do bëhet me kamper, nisja nga Tirana për në jug. Do ‘peshkohen’ Vip-at. Ky projekt do të ketë barbekju, do ketë pushim, diell, det, do ketë dallgë!”, ka treguar Roza duke shtuar se emisioni do të transmetohet në Ora News.

Ditën e sotme, moderatorja nëpërmjet një videoje të shkëputur nga xhirimet ka zbuluar dhe se kur do të fillojë emisioni i shumëpritur. Roza ka treguar se në datën 10  korrik në orën 13:00 në Ora News fillon reality show që do të transmetohet çdo të mërkurë.