”PRINCESHA IME”/ Me poza njësoj si e ëma, vajza e Norës dhe Robertit na mrekulloi (FOTO) – AlpeGossip
”PRINCESHA IME”/ Me poza njësoj si e ëma, vajza e Norës dhe Robertit na mrekulloi (FOTO)

”PRINCESHA IME”/ Me poza njësoj si e ëma, vajza e Norës dhe Robertit na mrekulloi (FOTO)

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo realizon shpesh sesione fotografike dhe i publikon në profilin e saj të Instagramit. Siç dihet, Nora është nënë e një vajze me ish partnerin Robert Berisha. Vogëlushja Renee duket se ka filluar të ecë në hapat e së ëmës dhe ndan të njëjtin pasion për fotot.

Së fundmi Nora ka publikuar disa foto të Renees në profilin e saj të Instagramit.

E veshur me një fustan ngjyrë gri, një xhup të kuq, me buzët e lyera në të kuqe, vogëlushja ka pozuar dhe duket si një modele e vogël.

‘Princesha ime e vogël, ka shkruar këngëtarja krahas fotos. Kujtojmë se dhe pas ndarjes, Roberti me Norën ruajnë marrëdhënie shumë të mira dhe arsyeja kryesore për këtë është padyshim Renee.