REFUZOI TAKIMIN/ Beatrix bën deklaratën për Donaldin, ja çfarë shkruan – AlpeGossip
REFUZOI TAKIMIN/ Beatrix bën deklaratën për Donaldin, ja çfarë shkruan

REFUZOI TAKIMIN/ Beatrix bën deklaratën për Donaldin, ja çfarë shkruan

Javën që lamë pas banorët e “Big Brother VIP” patën mundësinë të darkonin me dy opinionistët e programit, ish-banorët dhe miqtë e tyre. Mes të ftuarve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishin edhe Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi të cilët me batutat e tyre shkaktuan një ‘kaos’ të madh.

Teksa bisedonin në oborr në prani të Donaldit, Ermali u shpreh se Bora Zamani do jetë aktore në sezonin e ri të “H.O.T”, serialit të tij të parë që u shfaq në ekran në muajin tetor. Madje, ai ftoi edhe Ilir Shaqirin që të luaj burrin e Borës në serial. “Vetëm paguaje mirë”- u shpreh Donaldi. Ndërkohë, pjesë e këtyre batutave u bë edhe Salsano Rrapi. “Kurse Donaldi do jetë vrasësi në këtë serial. Dhe padashje ka vrarë edhe Beatrix”- tha ai duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë.

Ndërkohë, Beatrix u prek nga këto batuta dhe refuzoi të ishte në spektaklin e asaj mbrëmje, e po ashtu refuzoi edhe për të shkuar në darkën që ish-banorët patën me katër finalistët. Këngëtarja u largua nga Shqipëria duke udhëtuar bashkë më kushërirën e saj në Dubai ku qëndroi për disa ditë.

Gjatë kësaj periudhe ajo ka qëndruar në heshtje dhe nuk ka folur rreth situatës së krijuar. I vetmi reagim i ish-banores ka qenë ai i djeshme ku akuzoi opinionisten Balina Bodinaku për shpifje, pasi kjo e fundit i kishte shkruar dikujt në mesazhe private se i kanë thënë që Beatrix ka ikur jashtë me të dashurin.

 

 

Beatrix ka postuar një foto të Donaldit në Instastory duke shkruar “Me ty”, teksa ka ftuar ndjekësit nga Kosova dhe Shqipëria të votojnë për të dashurin e saj.

  • foto galeri