PA U MUNDUAR FARE/ Kështu mund të bëni pije për problemet me stomakun, gazrat dhe fryrjen – AlpeGossip
PA U MUNDUAR FARE/ Kështu mund të bëni pije për problemet me stomakun, gazrat dhe fryrjen

PA U MUNDUAR FARE/ Kështu mund të bëni pije për problemet me stomakun, gazrat dhe fryrjen

Fryrja abdominale është një gjendje e një ënjtjeje anormale të përgjithshme, ose rritje e diametrit të zonës së barkut që i ndodh një personi. Kjo ndodh kur barku mbushet me ajër ose gazra intestinale duke e bërë stomakun jo të rehatshëm dhe duke e zmadhuar atë.

Fryrja zakonisht konsiderohet nga një ndjenjë jokomode e ngopjes dhe tendosjes në stomak, çka mund të shkaktojë dhimbje abdominale. Kjo gjendje gjithashtu mund të jetë rezultat i mbajtjes së ujit në organizëm.

Pothuajse çdokush e ka përjetuar fryrjen dhe kjo gjendje ndodh zakonisht pas një vakti të rëndë, fundjave të gjatë ose sezoni festiv. Megjithatë, ka disa njerëz që përjetojnë fryrje shumë shpesh dhe jo vetëm në raste të tilla.

Ju mund të ndiheni të fryrë si pasojë e :

-Korrentit të ajrit

-Kapsllëkut

-Gëlltitjes së ajrit (gjatë ngrënies, të folurit ose për arsye të tjera)

-Sindromit të zorrës së irrituar

-Sëmundjes celiake

-Intolerancave ushqimore

Receta e pijes së quajtur Raëana do t’ju ndihmojë të eleminoni me efektivitet gazrat, fryrjen dhe të rrisni nivelete e energjisë.

Përbërësit:

-Një copë kërcell xhinxheri ose një lugë caji xhinxher pluhur

-Një copë shafran i freskët ose gjysmë lugë caji shafran pluhur

-2 shkopinj kanelle

-Lëngu i një gjysme limoni

-2 filxhanë ujë

 

Udhëzime:

Së pari, qëroni dhe grini xhinxherin. Vendoseni në një tas qelqi. Nëse nuk keni xhinxher të freskët, mund ta përdorni pluhur.2. Shafrani i freskët është zgjidhje më e mirë, por në vend të tij mund të përdorni gjysmë luge caji shafran pluhur.  Nëse e keni të freskët, grijeni dhe bashkojeni me xhinxherin.

3. Më pas lani mirë limonin, priteni përgjysmë dhe shtrydhni lëngun e njërës gjysmë.

4. Vendosni ujin të ziejë. Sapo të marrë valë, shtoni përbërësit  e grirë, shkopinjtë e kanellës dhe lëngun e gjysmës së limonit.  Lëreni të ziejë për 10 minuta dhe hiqeni nga nxehtësia.