Harrojini kamardaret flamingo: Ja me çfarë do të pluskojnë vajzat cool këtë verë – AlpeGossip
Harrojini kamardaret flamingo: Ja me çfarë do të pluskojnë vajzat cool këtë verë

Harrojini kamardaret flamingo: Ja me çfarë do të pluskojnë vajzat cool këtë verë

Një larmishmëri idesh ka pasur këtë verë për të realizuar fotot më të bukura në det apo në pishina.

Ndërkohë që verën e kaluar, kamardaret me flamingo ishin trendi më i madh i fotove të plazhit, tashmë kompania luksoze e lojërave të pishinës “Funboy” dhe shtëpia e modës italiane “Missoni” kanë krijuar një kamardare kryevepër në formën e fluturës.

Kamardaria “Missoni X Funboy Butterfly Wings”, kushton 148 dollarë dhe mund ta blini në funboy.com.

Ajo ka ngjyra të ndryshme në të dyja anët dhe imagjinoni fotot e mrekullueshme që mund të bëni me të në plazh . Vajzat e Instagramit do të jenë shumë të lumtura.