Pasi e bëri këngëtarin për një lek, ish-gruaja e Kastro Zizos PENDOHET dhe… – AlpeGossip
Pasi e bëri këngëtarin për një lek, ish-gruaja e Kastro Zizos PENDOHET dhe…

Pasi e bëri këngëtarin për një lek, ish-gruaja e Kastro Zizos PENDOHET dhe…

Disa ditë më parë biseda mes Kastro Zizos dhe ish-gruas së tij, Erleta Hoti, bëri xhiron e rrjetit. Pasi Kastro ishte interesuar në mesazhe për vajzën e tyre Nian tek ish-gruaja, kjo e fundit ju përgjigj keq dhe më pas e publikoi bisedën e tyre, duke bërë ironi për dashurinë e Kastros për vajzën.

Më vonë gjatë një interviste, i pyetur se pse Erleta nuk po arrinte të zbutej me të, këngëtari u përgjigj:
“Ajo mund të bëjë ç’të dojë. Zoti e ruajtë.”

Mirëpo nuk ka vonuar edhe reagimi i prezantueses nga Kosova, Erletës, e cila në statusin e saj në Facebook shpërndau disa fjalë për të cilat më vonë mesa duket u pendua që i tha.

“O ti Kastro Zizo, fort po pritoj me u marr me media e showbiza, veç m’duhet me ti përmend nja dy fjalë, meqë s’pe din kur është boll :
-A e di kush që i mban nga dy a tre punë dhe s’të bie ndërmend t’kujdesesh për fëmijën tënd?”

“-A e di kush që s’i vjen fëmijës as për ditëlindje e në anën tjetër çdo 2 javë je n’Kosovë?
-A e di kush që arsyetohesh se t’ka humb pasaporta, e gjithë bota e di që në Prishtinë vihet me letërnjoftim?”

“-A e di kush që gënjen se ta kanë blloku whatsapp-in e këndej shkruan vetë gjatë asaj kohe?
-A e di kush që veç me fol për ty duhet përrallë me shkrujt?”

“Kështuqë, lëri intervistat “serioze” po bëhu pk më i sinqertë me veten. Zoti t’rujt, po ashtu!”- shkroi Erleta në profilin e saj, fjalë për të cilat më pas u pendua dhe i fshiu.