CILI ËSHTË? Adelina Ismaili tregon pengun më të madh që ka në jetë – AlpeGossip
CILI ËSHTË? Adelina Ismaili tregon pengun më të madh që ka në jetë

CILI ËSHTË? Adelina Ismaili tregon pengun më të madh që ka në jetë

Ajo ka realizuar gjithçka çfarë ka dashur në muzikë. Madje edhe më shumë seç mund ta kishte imagjinuar. Diva e skenës shqiptare, Adelina Ismaili ka një ëndërr, ose një peng që nuk e ka realizuar deri më tani.

Në një intervistë ndryshe, të sinqertë më ndjekësit e revistës Class në rubrikën “Më pyet Diçka”, Adelina është pyetur se nëse i ka mbetur peng diçka në jetë.

Ajo është përgjigjur “Në profesion, jo. Jam realizuar më shumë seç kam ëndërruar ndonjëherë. Në jetën private do të doja të jem mamaja e një vajze”.

Pra, ëndrra më e madhe e Adelinës, është të jetë nëna e një vajze, që me siguri nëse do ta ketë një ditë, do të jetë njësoj e bukur si e ëma.