“KAM SHUMË…”/ Dojna Mema tregon arsyen pse nuk do hynte në “Big Brother VIP” – AlpeGossip
“KAM SHUMË…”/ Dojna Mema tregon arsyen pse nuk do hynte në “Big Brother VIP”

“KAM SHUMË…”/ Dojna Mema tregon arsyen pse nuk do hynte në “Big Brother VIP”

Ajo është një moderatoret më të ëmbla e simpatike të ekraneve tona, e cila së fundmi po prezanton “Big Brother Fun Club”. E duke qenë se BBV është ndër shout më të komentuar të momentit edhe Dojna është pyetur nga ndjekësit nëse do të bëhej pjesë e formatit, që tashmë ka marrë vëmendjen maksimale.
Përtej angazhimeve të shumta që ka jashtë e që nuk mund t’i lërë përgjysmë, Dojna ka zbuluar një arsye tjetër përse do të ishte një banore e “padëshiruar” brenda shtëpisë.
“E para sepse prezantoj bigbrother.fubclub. E dyta, kam shumë gjëra jashtë që kërkojnë përkushtim dhe s’mund t’i lë përgjysmë. E treta, do më nominonin çdo javë sepse nuk di të skuq asnjë vezë”, ka treguar Dojna.
Me arsyen e fundit, morëm vesh se Dojna është një vajzë tipike “mami” ku siç duket gjërat i gjen gati. Ose mund të hamendësojmë se është edhe një gocë “gjysheje”, pasi e kemi parë se çfarë raporti ka ajo me gjyshen e saj, të cilën e ka bërë edhe të famshme në Instagram.