JON GJEBREA FESTON DITËLINDJEN JASHTË SHQIPËRISË/ Babi Arditi i bën dedikimin emocionues (FOTO) – AlpeGossip
JON GJEBREA FESTON DITËLINDJEN JASHTË SHQIPËRISË/ Babi Arditi i bën dedikimin emocionues (FOTO)

JON GJEBREA FESTON DITËLINDJEN JASHTË SHQIPËRISË/ Babi Arditi i bën dedikimin emocionues (FOTO)

Sot ka festë në familjen e Ardit Gjebreas!

Edhe pse Joni ndodhet shumë larg shtëpisë dhe familjes, ai ka sot ditëlindjen dhe urimet nuk kanë munguar në këtë ditë të shënuar!

Ka qenë moderatori Ardit Gjebrea ai i cili ka uruar të birin në Instagram, me një foto ku shfaqen të dy!

Arditi shpreh mallin e madh që ndjen për të birin, i cili po jeton në Boston këto kohë!

“Sikur #boston vetëm të paktën për 24 orë të ishte #durres sa të kalonim bashkë ditën e shenjtë për ne, ditëlindjen tënde @jon.gjebrea 🍾🥂🎂 Të duam shumë!”shkruan Arditi.

Nuk ka vonuar përgjigjja e Jonit, të cilin me sa duket e ka marrë shumë malli për familjen:

“Me zemer aty me ju po festoj. Ju dua pafund”.

Që në orët e para të ditës së sotme, familja Gjebrea janë bërë bashkë duke komunikuar përmes rrjeteve sociale. Arditi ka publikuar një foto ku shfaqet me bashkëshorten Anila, vajzën Anna, teksa flasin me Jonin dhe e urojnë për ditëlindje.