“KA ARDHUR MOMENTI…”/ Aktorja Algiona Aga tregon se nuk do të jetë më pjesë e “Portokallisë” – AlpeGossip
“KA ARDHUR MOMENTI…”/ Aktorja Algiona Aga tregon se nuk do të jetë më pjesë e “Portokallisë”

“KA ARDHUR MOMENTI…”/ Aktorja Algiona Aga tregon se nuk do të jetë më pjesë e “Portokallisë”

Aktorja e njohur e humorit, Algiona Aga, ishte e ftuar këtë mëngjes në një lidhje ‘Skype’ në emisionin ‘Kafe Shqeto’, ku foli për aktrimin dhe ekperiencën e saj në televizion dhe jo vetëm.

Algiona tregoi se si fama që ka marrë e ka ‘penguar’ pak në jetën e saj personale. Ajo tha se njerëzit e identifikojnë atë me personazhet që ajo luan, dhe kjo e pengon atë në njohjet e saj me njerëz të rinj.

“Më ka prishur punë tek njohjet, ata të njohin në televizion dhe ecin me paramin se ti je si tek roli që luan, por unë Algiona me një karaketer tjetër dhe këtu fillon ngërçi, pra presin diçka tjetër”, tregoi aktorja e njohur.

Aktorja foli për karrierën e saj të shendetshme, duke u nisur nga mënyra se si ajo është bërë pjesë e opionionit publik. Ndër të tjera, aktorja foli dhe për karrierën e saj, ku theksoi se nuk do të jetë më pjesë e emisionit të humorit “Portokalli”.

“Unë e dua shumë artin dhe që kur jam futur në art nuk dua të bëj kompromise me artin sepse e dua vërtët shumë. Dhe nuk më pëlqen të dal shpesh në gazeta dhe të bëj lajm.”

Ndërsa në lidhje me eksperiencën e saj në programin e humorit Portokalli, aktorja u shpreh: Portokalli më ka rritur sepse është një format që më ka shijuar shumë, më ka rritur sepse është një eksperiencë që nuk ta jep teatri sepse duhet të punosh më shumë dhe më shpesh, pasi ke vetëm një javë kohë.

Aktorja, tregoi se nuk do të jetë më pjesë e Portokallisë, dhe se ka oferta të shumta pas daljes së saj në këtë program.

“Besoj që ka ardhur momenti që të bëj diçka tjetër”, u shpreh aktorja pa na dhënë shpjegime të mëtejshme se ku do ta shohim atë.