NË PRITJE TË ËMBËL? Rita Ora “reagon” për herë të parë, publikohen FOTOT – AlpeGossip
NË PRITJE TË ËMBËL? Rita Ora “reagon” për herë të parë, publikohen FOTOT

NË PRITJE TË ËMBËL? Rita Ora “reagon” për herë të parë, publikohen FOTOT

Disa ditë më parë Rita Ora trazoi rrjetin me thashethemet se është në një pritje të ëmbël disa javë pasi konfirmoi martesën e saj sekrete me regjisorin Taika Waititi.

Teksa ndau për ndjekësit një foto-album në rrjetet sociale, ajo shkroi krahas postimit: “Dump a bump bump”. (Fjala ‘dump’ përdoret kur publikon disa foto të rastësishme ndërsa ‘bump’ kur tregon barkun e rrumbullakosur).

Kaq mjaftoi që fansat të shpërthejnë në komente dhe hamendësime se këngëtarja është shtatzënë.

Rita nuk ka bërë asnjë reagim ndaj këtyre thashethemeve por duket se e dha përgjigjen nëpërmjet daljes së fundit.

Artistja është fotografuar në rrugët e Los Angeles e veshur me një bluzë crop-top që nxirrte në pah barkun e saj të sheshtë dhe tonifikuar. Në mënyrë indirekte, Rita i ka hedhur poshtë fjalët se është në një pritje të ëmbël.