“LUIZIN E PËLQEJ ME TË MIRAT DHE TË KËQIJAT QË KA”/ Kiara flet për Kristin pas daljes nga BBV2 – AlpeGossip
“LUIZIN E PËLQEJ ME TË MIRAT DHE TË KËQIJAT QË KA”/ Kiara flet për Kristin pas daljes nga BBV2

“LUIZIN E PËLQEJ ME TË MIRAT DHE TË KËQIJAT QË KA”/ Kiara flet për Kristin pas daljes nga BBV2

Një ditë pas largimit nga shtëpia e Big Brother Vip 2, Kiara ka folur për “FunClub”, në lidhje me dashurinë e lindur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo tha se e pëlqen Luizin me të mirat dhe të kqijat që ka.

“Nga përkushtimi që më dha në 24 orë Luizi më bëri që të dashurohem me të. E pashë që ai kishte disa karakteristika që unë i konsideroj sit ë duhura për mashkullin që unë dua në jetë.

U deshën 40 ditë që t’i jepja një puthje, pavarësisht se dhe atë e doja edhe më përpara.

E pëlqej me të mirat dhe të kqijat që ka.

Unë u tremba sepse Luizi ma shprehu që ditën e dytë, dhe sigurisht kisha nevojë për kohë që ta njihja”, tha Kiara.

Ajo ka folur edhe në lidhje me Kristin, nga përshtypjet e krijuara se ajo mund të kishte një pëlqim për të.

“Kristi është si vëlla i vogël, e ngacmonim të gjithë sepse kishte ato reagimet e tij të lezetshme, por kaq. Ne kishim shumë kimi”, tha moderatorja.