Ai zbuloi se ishte fejuar me dashurinë e tij të shumë viteve, Cherry Seaborn, muajin e kaluar. Dhe tani Ed Sheeran flet për marrëdhënien e tij dhe këshilluesen Taylor Swift.
26-vjeçari tregoi se si këngëtarja Swift i dha një shtysë, që të niste lidhjen me Cherry-n.
“Lidhja nisi në shtëpinë e Taylor, më 4 korrik. Historia nisi kështu, isha në festën e Taylor dhe një vajzë që kam pasur në shkollë, që është shumë “cool”, ndodhej në Rhode Island. Dhe unë ii thashë, “Taylor, a mund të vijë ajo?”. Dhe ja ku jemi”, tregon Ed Sheeran.
Një vit pas lidhjes së tyre më 4 korrik, Taylor i dërgoi një dhuratë çiftit për t’i uruar.
Në janar, Ed Sheeran shpalli fejesën e tij me partneren në mediat sociale, duke zbuluar se ai i kishte propozuar vitin e kaluar.