7 vjet pas divorcit, Aida Shtino rrëfen për periudhën më të vështirë të jetës - AlpeGossip
7 vjet pas divorcit, Aida Shtino rrëfen për periudhën më të vështirë të jetës

7 vjet pas divorcit, Aida Shtino rrëfen për periudhën më të vështirë të jetës

“Njerëz të humbur”, një program që iu besua për shumë vite Aida Shtinos, rezultoi një format i suksesshëm, por jo kushdo mund ta merrte përsipër ta bënte. Jo vetëm për vështirësinë e objektivit që kishte, por mbi të gjitha, sepse pas historive njerëzore dhe shumë të humburve, fshiheshin trafikantë që nuk e kishin për gjë të kërcënonin me jetë.

Vitet e programit “Njerëz të humbur” Aida i kaloi edhe me një situatë aspak të mirë për familjen e saj, divorcin nga bashkëshorti pas disa viteve martesë. Sot, nga “Pasdite në Top Channel”, Aida rrëfeu se të qenit një, pasi ke qenë dy, nuk është e thjeshtë, ishte dhe është e vështirë:

Çdo divorc që bëjmë në jetë është i vështirë dhe nuk e përjeton mirë. Edhe kur je publik, je në qendër të vëmendjes. Për mua ishte e vështirë, sepse djalin e kisha adoleshent. Nuk e përballuam aq shëndetshëm, por gjithsesi kaloi, ashtu siç kalon çdo fazë në jetë. Tashmë kanë kaluar 7 vjet, secili ka ndjekur rrugën e tij”, – tregon Shtino, por nuk e harron atë periudhë impanjative me punën, por edhe me gazetarët që donin ta kontaktonin për atë që po i ndodhte në jetën private:

Në fakt, atë periudhë e kam mbyllur telefonin për të shmangur të gjithë ata që donin intervista. Jam mbyllur, por kam qenë edhe shumë e ngarkuar me punë, me orë të tëra dhe deri në orët e vona. Ishte dhe është e vëshitrë, por them se asgjë nuk është e pamundur, kalon.

Sot, djali i Shtinos është 22 vjeç, studion Arkitekturë në Austri: “Jemi shumë të lidhur, na merr malli, sigurisht, por komunikimi nëpërmjet teknologjisë ta kalon mallin.