RONELA HAJATI DHE ZERKA S’JANË NDARË? Pasi këtij lajmi, tani po që kemi shpresa (FOTO) – AlpeGossip
RONELA HAJATI DHE ZERKA S’JANË NDARË? Pasi këtij lajmi, tani po që kemi shpresa (FOTO)

RONELA HAJATI DHE ZERKA S’JANË NDARË? Pasi këtij lajmi, tani po që kemi shpresa (FOTO)

Nuk duam t’i hedhim më shumë beninë zjarrit, por duket se telenovela mes Ronela Hajatit dhe Young Zerkës vijon!

Pak kohë më parë këngëtarja u dha fund zërave njëherë e përgjithmonë.

E ftuar në programin ‘Trokit’ në “IN Tv”, ajo e mbylli këtë çështje njëherë e mirë kur tha se Zerka nuk është i saji dhe kjo punë ka marrë fund!

Por burime për “Iconstyle.al” kanë treguar se këngëtarja është parë sërish me ish-in në një festë në kryeqytet, nën shoqërinë e njëri-tjetrit!

Kjo gjë na shtoi dyshimet se Ronela dhe Zerka janë ende bashkë, dhe ndarja mund të ketë qenë vetëm për t’u mbyllur gojën thashëthemeve!

E ndërkohë që presim që këngëtarët të na e konfirmojnë që janë bashkë, një gjë e themi me siguri!

Ata janë ende miq të ngushtë dhe kjo duket në postimet që bëjnë për njëri-tjetrin në Instagram, sa herë që dikush publikon një projekt të ri!

Ronela dhe Zerka ende e mbështesin njëri-tjetrin në punën që bëjnë! Të jetë kjo një shenjë se ata janë bashkë dhe kjo punë ka marrë fund?!